Më poshtë gjeni 3 aktivitete që ju shërbejnë në realizimin e orës mësimore: Udhëtojmë nëpër enciklopedinë e kafshëve Përgatitje përpara fillimit të sesionit:
  • Lexim dhe përvetësim i njësisë mësimore në materiale dhe program;
  • Përgatitje e materialeve të nevojshme për aktivitetet që do zhvillohen në klasë;
  • Përgatitje e mjedisit didaktik dhe fizik, si dhe e atmosferës së këndshme dhe bashkëpunuese në klasë.
Ndërlidhja me lëndët e tjera dhe çështjet ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi Materialet e nevojshme: Libri Gjuha shqipe 3a, tabela,fletoret, llaptopi, projektori etj. Përshkrimi i aktiviteteve hap pas hapi: Aktiviteti 1: Brenda-jashtë  Kërkoj nga nxënësit që të formojnë rrethin në mes të klasës, u sqaroj rregullat e lojës, ku:brenda rrethit është uji, në rreth toka dhe jashtë rrethit qielli. Kur përmendim një kafshë nxënësit duhet të veprojnë sipas vendit ku jeton kafsha e përmendur, nxënësit që gabojnë largohen nga rrethi.   Aktiviteti 2: Bingo  Njoftoj nxënësit me njësinë e re dhe u sqaroj disa njohuri të reja për kafshë të caktuara nga libri dhe enciklopedia për fëmijë.Më pas nga nxënësit kërkoj që të përshkruajnë kafshën e tyre të preferuar, pamjen, mjedisin ku jeton, ushqimin si dhe vizatimin e saj. Nxënësit plotësojnë edhe ushtrimet tjera në libër sipas kërkesave të autorit, duke u dhënë sqarime gjatë gjithë kohës. Në ndërkohë nxënësve u shpërndaj fletat e përgatitura dhe kërkoj nga ta që të dalin në mes të klasës që të plotësojnë tabelën e Bingos, u sqaroj rregullat dhe lë nxënësitë për disa minuta që t’i plotësojnë ato. Nxënësi që plotëson tabelën duke thirrur bingo shpallet fitues dhe lexohet tabela e plotësuar e tij.   Aktiviteti 3: Ombrella  Në tabelë formoj tri kolona duke shkruar në secilën prej tyre një mënyrë të lëvizjes së kafshëve. Kurse nga nxënësit kërkoj që të formojnë rrethin dhe në mes tyre del një nxënës vullnetar i cili rrotullon ombrellën me kafshët e vendosura rreth saj.Në momentin që nxënësi në mes rrethit ndalet me ombrellë nxënësi përballë tij e tërheq një tiketë dhe analizon mënyrën e lëvizjes së kafshës në tiketë, pastaj e vendos në tablën përkatëse. Nxënësi që përfundon tërheqjen e tiketës hynë në mes rrethit për ta rrotulluar ombrellën.                                 Më pas nxënësit plotësojnë ushtrimin e 5 me kafshët e vendosura në tabelë.